10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Humbësit

Skender Berisha

Të lodhur të stërlodhur

krejt nga pamundësia
të idhtë të çartur
nga paudhësia

marshojnë
me flamurin e rrejshëm
të fitores humbëse
kalojnë shtegut të panjohur

Zot çfarë gjakftohtësie
pa fije parimësie
trutrofta demokracie
kërkund hije njerëzie

peng të një përçudnie
nivel fëmijërie
në thelb butaforie
prej anijes në anije

paska hije
s’paska hije
han përmbrenda
njëfarë sprije

Skender Berisha

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Lajmet e Fundit