I domosdoshëm rishikimi i teksteve të reja shkollore

Dy muaj pasi kanë hyrë në përdorim tekstet e reja për klasat 0 (parashkollor), 1, 2, 6, 7, 10, 11, mësimdhënës dhe njohës të çështjeve të arsimit janë duke kërkuar rishikim të këtyre librave.

Kjo pasi, në disa prej tyre, janë evidentuar gabime metodologjike, përmbajtjesore dhe teknike. Mësimdhënësi Xhemajl Halili konsideron se gabimet e tilla duhet të evitohen sa më parë pasi, siç thotë, po iu shkaktojnë probleme si mësimdhënësve, ashtu edhe nxënësve, shkruan sot “Koha Ditore”.

E Rinor Qehaja nga instituti “Edguard” konsideron se rishikimi i teksteve të reja shkollore është i domosdoshëm derisa kritikon MASHT-in që lejoi të botohen libra me gabime. Ndërkaq Dukagjin Pupovci nga Qendra për arsim e Kosovës (KEC) thotë se është anomali që tekstet të rishikohen vetëm një vit pas publikimit, por shton se kjo duhet të bëhet në rastet kur vërehen gabime të shumta.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore, (KEPTSh), Ferim Gashi, ka deklaruar se Ministria e Arsimit do të presë deri në muajin mars që mësimdhënësit, Këshilli i prindërve dhe Këshilli i nxënësve t’i raportojnë gabimet në disa formularë që MASHT-i i ka dërguar në komuna e më pas të vendoset për rishikim.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit