Imazh ngjyrë vjollce

Enver Sulaj
Sa herë vjen prilli
Nuk e di pse dhembja më ngatërrohet me lulet
Me bulëzat në trungun plot lëng.
Sa herë vjen prilli
Nuk e di pse m’i kujton ëndrrat e premtimet që s’u mbajtën kurrë:
As kur fluturuan mbi kokë aeroplanët e fundit
As kur kolona u shtri si gjarpër në tokën e djegur.
Nuk di kush është i marrë
Unë apo prilli i hapave të trishtueshëm
Që m’i la në kujtesë lulet e bulëzat
e imazhin ngjyrë vjollce.
Prill, 2025

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit