12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Iniesta-s s’i duhet Topi i Artë për të qenë më i miri

Legjenda braziliane Ronaldo ka thënë se Andres Iniesta nuk i duhet Topi i Artë për të mbetur në histori si një nga legjendat e futbollit.

Asi spanjoll do të pensionohet pas përfundimit të këtij edicioni, pa arritur që gjatë karrierës së tij të marrë trofeun e futbollistit më të mirë në botë.

Por Ronaldo mendon se megjithëse Iniesta e ka merituar atë titull dhe s’e ka marrë, ai do të mbetet në histori si spanjolli më i jashtëzakonshëm në histori të futbollit.

“Ai e ka merituar Topin e Artë, por nuk mendoj se i duhet. I kam shkruar në Instagram për ta uruar për një karrierë të shkëlqyer”.

“Në histori Iniesta do të mbetet si futbollisti më i jashtëzakonshëm spanjoll. Nuk mbaj mend të ketë pasur një të dytë me këto cilësi, ndaj kaq shumë njerëz e duan”.

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Lajmet e Fundit