2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Insiston Rektori: S’ka regjistrim të studentëve jashtë kritereve!

Ramadan ZejnullahuNë një përgjigje të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, dërguar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, insistohet se UP nuk mund të bëjë regjistrimin e studentëve jashtë kritereve të konkursit dhe në kundërshtim me vendimet e organeve të tij.

“Ashtu siç ju kemi informuar, në mbledhjen e mbajtur më 16.10.2014, Senati i Universitetit ka marrë vendim të pranohen të gjithë kandidatët nga familjet e dëshmorëve që kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë, gjithsej 79 studentë. Ndërkaq, në afatin e dytë të konkursit, Senati i Universitetit ka vendosur që tu jepen nga 5 pikë bonus të gjithë kandidatëve nga familjet e dëshmorëve dhe 50 kandidatë dhe 50 kandidatë janë regjistruar duke e shfrytëzuar këtë privilegj”, thuhet në letrën e Rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, dërguar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, transmeton Telegrafi.

Më tej në letër thuhet se, “Universiteti i Prishtinës nuk mund të bëjë regjistrimin e studentëve jashtë kritereve të konkursit dhe në kundërshtim me vendimet e organeve të tij, dhe tanimë i ka mbështetur kandidatët nga kategoritë e dala nga lufta, madje duke u dhënë bonus dhe duke regjistruar 129 kandidatë nga këto kategori”.

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të...

Lajmet e Fundit