0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Inspektorati mbyll 11 biznese në Prizren, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Sot Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka mbyllur 11 biznese të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Në njoftimin e Komunës thuhet se hapat e tilla të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkunder njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit, transmeton PrizrenPress.

“Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë: kafiteritë, restarurantet, frizerët etj. Ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Në një pikë kontrolli sot inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar gjithashtu edhe 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.

Që nga dita e parë e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalim dhe luftim të virusit COVID-19, Drejtoria e Inspektorateve së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, Policinë e Kosovës – deparatamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë bashkërenditur veprimet në parandalimin dhe luftimin e krimit ekonomik në territorin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Lajmet e Fundit