26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Isa Mustafa,Hashim Thaçit: Zgjedhjet mund të mbahen vetëm për PDK’në

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa për herë të parë ka thënë se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Por ka thënë se Qeverinë do ta formojë shumica parlamentare. Me ketë rast, ai është përgjigjur edhe paralajmërimit te Hashim Thaçit për zgjedhje te reja, duke thënë se ato mund te mbahen vetëm për PDK’në.
Mustafa nuk ka sqaruar deri në fund por kjo porosi e Liderit të LDK është edhe për Jahjagen, e cila pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja javën e ardhshme nëse nuk tejkalohet bllokada

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Në popullin tonë thuhet “dija hallin vetit”. Edhe PDK, që me koalicionin pesëpartiak ka vetëm 36 vota në Kuvendin e Kosovës prej 120 votave, vështirë dhe hiq se mundet në mënyrë rezolutive të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet në Kosovë dhe se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Në zgjedhje nëse u shkohet mund të shkojnë vetëm ata, sepse ky Kuvend ka shumicë parlamentare.

Kuvendi duhet të zhbllokohet nga mbajtja peng e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duhet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Qeverinë do ta zgjedhë ai grupim që ka shumicën e votave, që është i gatshëm të sigurojë zhvillim, përfshirje të komuniteteve, luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe partneritet evropian.

Kushtetuta do të respektohet, do të veprohet edhe sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por një gjë është e qartë se Qeveria e këtij vendi zgjedhet me votat e shumicës së deputetëve dhe jo sipas renditjes të subjekteve politike nga zgjedhjet nacionale.

Më Shumë

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ulqini nuk është thjesht një destinacion – është ndjesi, freski, relaks dhe aventura bregdetare që nuk harrohet kurrë! Dhe rrugën më të mirë e ke...

Lajmet e Fundit