2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet Kryeministër në detyrë

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se seanca e sotme dëgjimore ndikon në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, për Qeverinë Hoti.

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Kryeziu tha se derisa kolegji i gjyqatrëve e konsideron se ka nevojë për seancë dëgjimore, atëherë duhet të ndodh.

“Ndikon seanca dëgjimore në vendimin përfundimitar, në mënyrë që të ketë sa më shumë fakte, materiale, debate”, tha ai në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Tutje, ai tha se rast të ngjashëm si me seancën e sotme nuk ka pasur në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se nëse rastin e fiton Lëvizja Vetëvendosje, situata duhet të kthehet në pikën zero.

Sipas tij Albin Kurti kthehet në pozitën e kryeministrit në detyrë.

“Pika zero nënkupton momenti kur është krijuar Qeveria Hoti dhe duhet filluar prej momentit kur Albin Kurti ka qenë ushtrues detyre. Sipas mendimit tim, Kurti kthehet në detyrën e kryeministrit në detyrë”, tha Kryeziu, transmeton Gazeta Express.

“Në momentin kur është bërë qeveria e re, Kurti ka qenë kryeministër në detyrë”, shtoi ai.

Më Shumë

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Gjyqtarët dalin nga parketi në ndeshjen Bashkimi – GO+ Peja, në shenjë proteste për kolegun e tyre

Vetëm dy sekonda pasi nisi ndeshja mes Bashkimit dhe GO+ Pejës në “Sezai Surroi” në Prizren, gjyqtarët e ndeshjes kanë dalë jashtë parketit. Ndeshja u...

Lajmet e Fundit