5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren shpallet fajtor për keqpërdorim detyre

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, e ka shpallur fajtor ish-inspektorin e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Raima Elezi, Bytyqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi deklaroi se vendimi u morr si rezultat i shikimit të gjithë procesverbaleve, në të cilat tha se është shënuar se objekti është i ndërtuar pa leje.

Bytyqi gjithashtu obligohet të paguajë 500 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Për këtë rast ishte i akuzuar edhe investitori Feim Hamiti, për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”, i cili në seancën fillestare kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me 7 mijë euro gjobë.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore Prizren, më 19 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Enver Bytyqi, duke e ngarkuar atë me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bytyqi, gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeni Mahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar Feim Hamiti, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit, duke mos sjell konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, e kështu ka mundësuar dobi pasurore për investitorin Hamiti. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Lajmet e Fundit