5.8 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ish-prokurorja Bamieh padit MPJ-në e Britanisë dhe EULEX-in

Marie Bamieh-prokuroreIsh-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh ka paditur mision evropian, EULEX, dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë, njofton KTV.

“Ne kemi nisur procedurë në Tribunalin për Punë të Britanisë ndaj EULEX-it, katër personave specifikë dhe Ministrisë së Jashtme Britanike”, ka thënë Peter Dely, përfaqësues i saj ligjor. Ai ka shtuar se Britania ka qenë në dijeni për pohimet e Bamihes për korrupsion në EULEX, por ata nuk kanë bërë asgjë për ta mbrojtur ose për t’i ofruar ndihmë. Maria Bamieh ndërkaq ka thënë se kjo është mënyra e duhur për të vazhduar tutje me rastin, duke shprehur keqardhje për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Faktet për çështjen flasin vetë. Çështja ime do të provohet vetëm me prova në kohën e duhur dhe bazuar në ligjet e Britanisë. Të paditurit do të kenë mundësi të mbrojnë qëndrimet e tyre dhe të sjellin prova për to. Kjo dhe jo fushatat mediale janë mënyra e duhur për të vazhduar tutje dhe e ftoj z.Meucci dhe EULEX-in që të ndalin komentet e tyre për mua në media”, ka thënë ish-prokurorja Bamieh.

Vitin e kaluar ajo ishte në qendër të vëmendjes për raportimet se gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it ishin të përfshirë në korrupsion dhe gjykime të montuara.

Më Shumë

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit