5.9 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Ishte zhdukur 2 vite më parë, gjendet i vdekur 24-vjeçari në Mamurras

Është gjetur ditën e sotme i pajetë, trupi i 24-vjeçarit Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vitë më parë.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel. Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Më Shumë

Superfinalja e Final 8 zhvillohet nesër në Prizren

Gjithçka është gati për përballjen kulmore të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt. Në finalen e madhe do...

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Lajmet e Fundit