4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Ismet Kryeziu: Partitë po heshtin për vdekjen e vajzës tre vjeçare

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka kritikuar fort partitë politike në Kosovë. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se këto parti politike janë indiferente ndaj qytetarëve. Kryeziu është befasuar me atë se si partitë heshtën për vdekjen e vajzës tre vjeçare në Prizren, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Partitë politike demagogjia e tyre dhe indiferenca ndaj jetës së qytetarëve(viktimës tre vjeçare) për pazare e interesa partiake.

Ju kujtohet të gjithëve VV-ja, AAK-ja dhe NISMA, të cilat as nuk ishin në pushtet lokal në Gjakovë, e as nuk ishin në pushtet në nivel qendror. Ju bashkëngjiten protestave dhe u bënë udhëheqës të kauzës për shkarkimin e Jabllanovicit, për fjalorin e tij fyes ndaj familjeve të viktimave në Gjakovë.

Tani, jo që kemi fjalor fyes, por kemi viktimë, një vajzë tre vjeçare. Por për partitë politike ka pak rëndësi tani kjo, sepse s’ju shkon përshtati kauzave të tyre partiake.

PDK-ja e edhe AAK-ja të cilat udhëheqin me Prizrenin, sot s’ju duket etike e as që e konsiderojnë si përgjegjësi që ndonjëri nga këta të jap dorëheqje, pas vdekjes se vajzës tre vjeçare. Kur është në pyetje jeta e qytetarit, përpara e kanë pushtetin.

LDK-ja dhe kryetari i saj tani kryeministër, si gjithnjë parti institucionale dhe se sheh të rrugës as të reagoi e as të kërkoi llogaridhënie ose të shkarkoi të emëruarit e vetë. Ata kanë vlerë shumë më shumë se jeta e secilit do qytetar.

VV-ja, për të rëndësi qytetari i Kosovës ka vetëm atëherë kur beteja politike në emër të qytetarit mundet me marrë karakter të politikave dhe konflikteve ndër etnike.

NISMA është e mjaftuar me ndonjë paraqitje mediale, apo dhe nëse dikush ngrit ndonjë temë a problematik nuk përton t’i bashkëngjitet.

Më Shumë

I përkeqësohet gjendja njërit të dyshuar gjatë seancës për rastin e ‘zhvatjes’ së mbi 1 milion eurove nga BSK

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore...

Fillon procesi mësimor në Suharekë, kryetari Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në Komunën e Suharekës, duke rikthyer nxënësit dhe mësimdhënësit në bankat shkollore pas pushimit dimëror. Me...

Lajmet e Fundit