13.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Itali, kërkohet dënim përjetë për studentët amerikanë

Atë mbrëmje, Finnegan Lee Elder dhe Gabriel Christian Natale-Hjorth, të cilët ishin në kryeqytetin italian me pushime, po përpiqeshin të blinin kokainë në Trastevere. Një zonë e njohur për jetën e saj të natës.

Një ndërmjetës i çoi te një spaçator, i cili u shiti atyre aspirina. Në shenjë hakmarrjeje, ata rrëmbyen çantën e ndërmjetësit, e cila kishte brenda telefonin e tij celular, dhe ikën para se të kërkonin një shpërblim parash dhe kokainë në këmbim të çantës.

Një prokuror i Romës i ka thërritur në seancë të dy studentët amerikanë. Ata janë të akuzuar për vrasjen e një polici italian, akuzë me të cilën dënohen me burgim të përjetshëm.

Në aktakuzën e saj, prokurorja Maria Sabina Calabretta i tha një gjykate të shtunën se çifti, Finnegan Lee Elder, 21 vjeç dhe Gabriel Christian Natale-Hjorth, 19 vjeç, gjithashtu duhet të futen në izolim gjatë ditës.

Elder dhe Natale-Hjorth akuzohen për goditjen fatale me thikë të Mario Cerciello Rega në një rrugë në qendër të Romës në korrik të 2019.

Prokurorja Calabretta e përshkroi Cerciello Rega-n, i cili ishte 35 vjeç, si një “njeri të mirë” që u vra në një “sulm joproporcional dhe vdekjeprurës”.

Cerciello Rega u vra dhe Andrea Varriale, kolegu i tij, u plagos pasi oficerët, të dy me rroba civile, u përballën me Elder dhe Natale-Hjorth në sheshin Prati të Romës ndërsa përpiqeshin të hetonin një rrëmbim çante.

Ndërmjetësi ishte në gjendje të kontaktonte djemtë pasi i ra telefonit të tij dhe e rregulloi takimin në sheshin Prati. Por ai njëkohësisht kishte kontaktuar policinë pasi kishte raportuar vjedhjen, dhe kështu dy oficerët shkuan në vendin e ngjarjes.

Të pandehurit, të dy nga Kalifornia, thanë se i kishin ngatërruar oficerët për kriminelë të lidhur me ndërmjetësin.

Dyshja u arratis nga vendi i ngjarjes dhe të nesërmen u gjurmuan në një hotel, ku policia gjeti thikën luftarake 18 centimetër që ishte përdorur për të goditur Cerciello Rega 11 herë. Elder i tha policisë se ai e kishte sjellë thikën nga ShBA-ja në një valixhe.

Elder dhe Natale-Hjorth kanë qëndruar në një burg të Romës që nga arrestimi.

Në një deklaratë në gjykatë të hënën e kaluar, Elder tha se nuk e dinte që Cerciello Rega ishte një oficer policie, duke e gabuar me një shitës droge.

Albanianpost.com

Më Shumë

Artan Abrashi me kritika për pushtetin e Prizrenit:Ka mungesë të parkingjeve

Kandidati i Vetvendosjes për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale 2025, Artan Abrashi ka kritikuar pushtetin aktual për mungesën e parkingjeve në këtë...

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Lajmet e Fundit