Izraeli akuzon Iranin për derdhjen e naftës në det: Ky është terrorizëm mjedisor

Prej dy javësh, brigjet izraelite kanë pësuar dëme të mëdha nga një sasi ende e papërcaktuar nafte që po rrezikon seriozisht ekosistemin e atij vendi.

Por sot ministrja e Mjedisit Gila Gamliel ka drejtuar gishtin drejt një objektivi konkret, pikërisht “rivalët” e Iranit.

Sipas saj, nafta vjen nga një anije e quajtur Emerald, me flamur të Panamasë, që deri në dhjetor i përkiste një shoqërie të Libanit. Naftëmbajtësja sipas burimeve të ministres është nisur pikërisht nga Irani, ka ndaluar në Oman dhe pas kalimit të Suezit i është drejtuar Turqisë.

Gjatë dy javëve të fundit, mijëra vullnetarë izraelitë janë përpjekur të pastrojnë depozitat toksike në plazhe nga ato që zyrtarët besojnë se mund të ketë qenë një derdhje e naftës së papërpunuar rreth 1000 tonë .

Ministrja pranoi se nuk ka prova të qarta që lidhin anijen me regjimin iranian, edhe pse të gjitha hetimet sipas saj çojnë në atë drejtim.Ndërkohë, nafta ka dëmtuar shumë specie kafshësh, duke shkaktuar ndër të tjera ngordhjen e një balene, por tani rrezikon edhe sezonin turistik në atë vend, në një moment ku Izraeli priste një rritje të atij sektori nga fakti që mendohet se e gjithë popullsia në atë kohë do të jetë e vaksinuar kundër pandemisë.

 

Më Shumë

Spitali i Prizrenit mban akademi përkujtimore për Dr. Naser Oskaçakun

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në...

Lajmet e Fundit