4.7 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Ja disa nga vendimet e drejtorëve të Mujës

Ramadan muja me drejtorDrejtorët e Ekzekutivit në Prizren, kanë marrë sot disa vendime për qytetarët.
Pas takimit, i cili është drejtuar nga kryetari Ramadan Muja, për medie është prononcuar Zyrtari për Informim, Ymer Berisha, i cili ndër pikat kryesore të mbledhjes së sotme përmendi vendimin për kalimin e kompetencave të plota nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave në atë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për administrimin e inkasimit të detyrimeve nga konsumatorët.

Zyrtari Berisha,më tej njoftoi edhe për sigurimin e kulmit mbi kokë për tre persona dhe familjet e tyre të cilët kanë pasur probleme të banimit.

Në këtë mbledhje më së shumti janë miratuar konkluzione të parashtruara nga drejtoria e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe ajo e kulturës, rinisë dhe sportit, ku kësaj të fundit i është miratuar edhe kërkesa për futjen në listën e investimeve kapitale edhe të aktivitetit ku zgjidhen laureatët e vitit në fushën e sportit, artit e kulturës, që është një vendim pak i habitshëm/TVPZ/

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Lajmet e Fundit