Ja plazhet shqiptare të pastra dhe ato të ndotura

Disa nga destinacionet e parapëlqyera bregdetare që konsiderohen si oaze të natyrës nga pushuesit shqiptarë, sipas një raporti rezultojnë të jenë me përqindje të lartë ndotjeje.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Gjiri i Lalzit e plazhi i Dhërmiut.

Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiraj, ndonëse situata është përmirësuar ndjeshëm në disa destinacione turistike si Durrës, Vlorë apo Sarandë, sërish ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të arrihen standardet evropiane.

“Gjiri i Lalzit nuk është i një cilësie A, kurse Dhërmiu në një nga pikat nuk ka qenë shumë pozitiv. Ndajmë një informacioni që jemi përmirësuar, por nuk jemi 100% të pastër. Agjencia e Mjedisit do të ndalojë rekomandimet kur të 78 pikat të kenë cilësinë A”, shpjegoi Beqiraj.

Nga 12 plazhet e monitoruara, në gjashtë prej tyre cilësia e ujërave është 100% e pastër: në Shëngjin, Ksamil, Borsh, Qeparo, Himarë dhe Velipojë. /Shekulli/

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit