8.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Ja pse duhet të vizitoni Beratin dhe Prizrenin

Së fundmi i kushton një shkrim Ballkanit dhe qyteteve më interesante për tu vizituar.

Ky blog rendit Beratin dhe Prizrenin si dy ndër 5 qytetet që duhen vizituar në rajonin e Ballkanit.

Artikulli

Pesë Qytetet e Vogla Ballkanike që vlen të vizitohen

Duke udhëtuar nëpër Ballkan, mund të zbulosh përzierjen e historisë, kulturës, jetës së natës dhe ushqimit, duke i bërë disa nga qytetet më të mira në Evropën Lindore si destinacione për tu vizituar.

Megjithatë, si në çdo rajon në botë, për të kuptuar dhe vlerësuar me të vërtetë se ku po udhëtoni është e domosdoshme të vizitoni disa nga qytetet më të vogla dhe më interesante në zonë, raporton “Express”.

Këtu janë pesë nga qytetet më të mira të Ballkanit të vlefshëm për një vizitë në mënyrë që të merrni një përvojë të paharrueshme gjatë udhëtimit në këtë rajon.

1.Prizren, Kosovë

Kosova është një vend i dëshpëruar për shkak të së kaluarës, prej shkatërrimit nga lufta.

Shumë vendas po inkurajojnë turistët të udhëtojnë në Kosovë në mënyrë që të përjetojnë eksperiencën një nga vendet më të pazbuluara në Evropë.

Prizreni është një nga qytetet më të mira ballkanike për tu vizituar, me arkitekturën e tij të bukur, me origjinë osmane, që e bën atë një kënaqësi absolute për të endur nëpër rrugët e qytetit të vjetër.

Ju do të hasni pak turistë të tjerë kur vizitoni Prizrenin, ndërsa do keni mundësi për t’u çlodhur me një kafe ose birrë në një nga restorantet e shumta në natyrë dhe duke gëlltitur nga ritmi i ngadalshëm i jetës këtu.

Një vizitë në Prizren është një domosdoshmëri për të përjetuar një anë të Ballkanit.

2. Plovdiv, Bullgari

Plovdivi mund të jetë vëllai më i vogël i kryeqytetit të mbivlerësuar të Bullgarisë, Sofia, por si qyteti më i vjetër i banuar vazhdimisht në Evropë, është një nga qytetet më të mira ballkanike për të vizituar me historinë e saj të pasur dhe kulturën moderne.

3. Berat, Shqipëri

Një nga pikat më të rëndësishme të vizitës në Shqipëri është të shohim Beratin, i njohur në mënyrë kolektive si qyteti i një mbi një dritareve.

Berati është një nga tre qendrat e UNESCO-s në Shqipëri dhe është ruajtur shumë mirë nga epoka osmane. Qyteti i vjetër i Beratit është një pasuri për të eksploruar, me Kështjellën e Beratit që ofron pamje spektakolare mbi qytet dhe rrugët me kalldrëm, të cilat janë të këndshme për të ecur, ndërsa eksploron dyqanet e vogla.

Berati është gjithashtu një qytet i madh ballkanik për dashamirësit e natyrës, ku ka një sërë mundësish për shëtitje në malet e afërta. Berati është një nga qytetet më të mira të Ballkanit për tu vizituar dhe ofron një eksperiencë unike të Shqipërisë që nuk gjendet në Tiranën e mbivlerësuar ose në bregdetin e bukur të Adriatikut.

4. Novi Sad, Serbi

Shumica e njerëzve që vizitojnë Serbinë rrinë në Beograd.

Beogradi padyshim është një nga qytetet më të mira në Ballkan për tu vizituar. Megjithatë, për të parë një anë tjetër të Serbisë, me siguri është me vlerë të vizitosh Novi Sadin, që është një nga qytetet më të bukura ballkanike.

Vendasit në Novi Sad janë krenarë për mënyrën e jetesës së tyre në krahasim me njerëzit në kryeqytet dhe kjo është e dukshme kur eksploroni këtë qytet.

Novi Sad ka disa pamje interesante, si kështjellën Petrovaradin, shtëpia e festivalit të famshëm të muzikës EXIT, me pamjet e saj të lavdishme dhe me studiot e vogla artistike.

5. Ohri, Maqedoni

Ndryshe nga qytetet e tjera të Ballkanit në këtë listë, Ohri në Maqedoni mund të jetë i vetmi që tashmë është më popullor se kryeqyteti.

Nuk është çudi që më shumë njerëz udhëtojnë në Ohër se vizitojnë Shkupin, me vendosjen e bukur të liqeneve dhe peizazhet malore, të jep një gëzim për ta përjetuar.

Ohri ka gjithashtu shumë për të ofruar për historinë, me disa kisha interesante të tilla si Kisha e Saint John Theologian dhe Shën Sofia.

Për të vlerësuar plotësisht Ballkanin, është e rëndësishme që ju të bëni përpjekje për të vizituar disa nga qytetet e vogla të tij dhe do merrni një eksperiencë tjetër nga ajo që do të gjeni nëse keni parë vetëm kryeqytetet!

Përshtati në shqip: Gazeta Express

 

Më Shumë

U mbajt turneu tradicional i shahut ndërmjet Kukësit dhe Prizrenit

Në qytetin e Kukësit u zhvillua edhe këtë vit turneu tradicional i shahut, një ngjarje që përfshin dy ekipe të qyteteve Kukës dhe Prizren. Ky...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Krushë të Madhe

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit