9.5 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Ja sa po shiten biletat për ndeshjen finale Angli – Itali

Biletat për finalen ndërmjet Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në “Wembley” (Londër) kanë dalë në shitje, teksa arrijnë një çmim deri në 20 mijë paund.

Rregullat e UEFA-s ndalojnë shitjen e biletave të ndeshjes mbi vlerën nominale, ndaj u është bërë thirrje tifozëve që të mos mashtrohen me këto çmime të larta. Por tifozët duan të shikojnë Finalen e madhe, prandaj nuk po bëjnë naze për 20 mijë paund ose 25 mijë euro një biletë!

Kapaciteti i Wembley-it është 90 mijë tifozë, ndërkohë që për këtë ndeshje është vendosur që të lejohen 60 mijë tifozë për shkak të rregullores së Covid.

Vlerat e biletave janë reklamuar fillimisht për 3400 paund, por online çmimet e tyre kanë shkuar në 40 mijë paund (dy bileta) dhe 10 mijë euro për tarifë prenotimi shtesë. Biletat në sektorin e miqve arrijnë deri në 40 mijë 500 paund (dy bileta).

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takon drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit