Nxënësi vret mësuesin me hark

Një nxënës, i armatosur me një hark, vrau një mësues në Barcelonë të Spanjës.I dyshuari, një 13- vjeçar, është arrestuar.

Motivi mbetet i paqartë. Të paktën katër persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë sulm.

Mësuesi i vrarë po përpiqej që të mbronte dikë gjatë incidentit, raporton El Mundo.

Sipas mediave, djaloshi, që kishte dhe një thikë me vete, mbërriti të hënën në mëngjes në klasë, ku plagosi një mësuese dhe vajzën e saj, që ishte nxënëse po ashtu.

Pasi dëgjoi ulërima, një mësues hyri në klasë dhe u vra.

Kryebashkiaku i Barcelonës tha se është shokuar nga incidenti.

Më Shumë

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit