16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Jahjaga e Mustafa: Homazhe te varri i ideatorit të pavarësisë, Ibrahim Rugova

atifetja te varri i rugovesPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës me nderime shtetërore bënë homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha se po bëjnë nderime institucionale presidentit historik, Ibrahim Rugova, ideatorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se Kosova është një shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe me perspektivë të qartë euro-atlantike.

Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se sot po bëjnë nderime për presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, burrit që vuri themelet e Republikës.

Mustafa tha se Rugova punoi tërë jetën për shtetin e Kosovës. Ai tha se vlerëson shumë veprën dhe kontributin e presidentit Rugova, të cilën tha e ka motiv që të punojnë në të ardhmen për krijimin e kushteve për qytetarët e Kosovës.

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit