Rexhep Selimi: Kosova nuk ka arritur aty për ku është nisur

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se edhe pse janë bërë 7- vite që kur është shpallë Pavarësia e vendit, Kosova nuk ka arritur aty për ku është nisur.

“7-vite pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova nuk ka arritur aty për ku është nisur. Para 7-viteve është shpallur Pavarësia, dhe nuk janë bërë hapat e duhur përtej saj.Më shumë sot shënojmë shpalljen e Pavarësisë, se sa ditën e Pavarësisë”, ka thënë Selimi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas Selimit, ata që e shpallën pavarësinë, me bisedimet me Serbinë e kontestuan atë.

“Ata që e shpallën Pavarësinë me bisedimet me Serbinë e kontestuan atë, duke e kontestuar i bie që edhe e mohuan atë. Për shkak se nuk do të duhej të negociohej pavarësia, pas shpalljes së re, që i bie se kushdo që e ka negociuar i ka rënë pishman pas shpalljes së Pavarësisë”, ka shtuar Selimi. /Indeksonline/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit