Janjiq: Kosova në vjeshtë, vëzhguese në OKB

Selia e OKB-së në New YorkKosova do të mund ta fitojë statusin e vëzhguesit në OKB në mbledhjen e rregullt të vjeshtës në Asamblenë e Përgjithshme.

Rruga e Kosovës deri të arritja e statusit të vëzhguesit në Kombe të Bashkuara, nuk është e gjatë, pasi që mund të llogaritet në mbështetjen e 106 shteteve të cilat e kanë njohur, që bëjnë dy të tretat e shumicës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Anëtari i formit për marrëdhënie etnine, Dushan Janjiq, ka thënë për “Novosti” se kërkesa fillestare e gjermanëve ndaj Beogradit të mos e pengoj rrugën e Kosovës drejt OKB-së, është ndarë në dy pjesë – e para është emërimi i zyrtarit ndërlidhës, që tashmë është realizuar, në rend është ulsja në OKB.

“Kjo temë do të aktualizohet në vjeshtë, e cila bazohet në modelin e dy gjermanive. Kthimi i zyrtarit ndërlidhës Dejan Paviqeviq nga kufiri me Kosovën është pjesë e kësaj strategjie, përmes të cilës tregohet se ka ardhur koha që këta zyrtarë ndërlidhës, të fitojnë statusin e ambasadorëve”, ka thënë Janjiq, citon lajmi.net.

Ai ka shtuar se ekzistojnë mundësi që Beogradi të mbajë Kosovën jashtë dyerve të OKB-së edhe këtë vjeshtë, por se këtë nuk do ta mund ta bëj në vitin e ardhshëm.

Janjiq vlerësoi se Kosova më nuk ka kohë që të pres dhe se tashmë është e angazhuar që të sigurojë statusin e vëzhguesit.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit