17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Thellohet bashkëpunimi në fushën e arsimit me Japoninë

Buja-ministrin japonezMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kijoto të Japonisë, ku po merr pjesë në Forumin për Shkencë dhe Teknologji, zhvilloi një takim bilateral edhe me ministrin japonez të Shtetit për Politika të Shkencës dhe Teknologjisë, Ichita Yamamoto. Të dy ministrat diskutuan për investimin në shkencë e teknologji, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave në këto dy fusha mes dy shteteve.

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Japoni, ministri Buja sot pati takime të shumta në qytetin Hiroshima. Ministri Buja së bashku me delegacionin e tij, u takua në takime të ndara me kryetarin e Hiroshimas, Kazumi Matsui, dhe me guvernatorin e prefekturës së Hiroshimas, Hidehiko Yuzaki, me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Japonisë, posaçërisht me qytetin e Hiroshimas.

Gjatë diskutimeve shumë miqësore, edhe kryetari, edhe guvernatori i Hiroshimas, premtuan mbështetje dhe bashkëpunim për fushën e arsimit.

Gjatë vizitës në Hiroshima, ministri Buja, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, bënë homazhe në memorialin e viktimave të Hiroshimës, që kanë pësuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndër aktivitetet kryesore që shoqëruan këto takime të larta ishte edhe dhurimi i ”Gurit të Paqes” nga Kosova (një kristal nga minierat e Trepçës), të cilin ministri Buja ua dhuroi autoriteteve të Hiroshimas. Ky gur, në shenjë falënderimi u vendos në një vend të veçantë në memorialin e Hiroshimas, ku do të vizitohet nga vizitorë dhe autoritete të larta shtetërore nga mbarë bota.

Ndryshe, ministri Buja po qëndron në Japoni ku po merrë pjesë në Forumin për Shkencë dhe Teknologji, forum në të cilin po marrin pjesë ministrat e vendeve të ndryshme të botës, ku po debatojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit