2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Juve “përkëdhel” Ronaldon, i vetmi që nuk ka pranuar uljen e pagës

Juventusi ishte skuadra e parë e Serisë A që njoftoi se do të ulte rrogat e saj, vendim që erdhi falë disponueshmërisë së të gjithë futbollistëve të skuadrës. Por ky është një vendim që sipas “The Sun” nuk do të prekë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sipas tabloidit britanik, që në fakt citon burimet e informacionit të “Corriere Torino”, sulmuesi portugez nuk do të sakrifikojë asnjë cent të 2.4 milionë eurove që përfiton në muaj në Torino nga 31 milionët që fiton në sezon.

Një lajm që nuk është konfirmuar ende, por mesa duket, drejtuesit e “Zonjës” mund të vendosin një trajtim preferencial për numrin 7, që nuk dihet sesi do të pritet nga pjesa tjetër e skuadrës. Për të mbrojtur ekipin nga impakti negativ që do të ketë për financat ndërprerja e sezonit prej Koronavirusit, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur që të dorëzojnë vetëm kontrata që nuk i kalojnë 170 mijë eurot në javë për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të sjellë edhe një ndryshim në politikat e merkatos së klubit, që në fakt është reflektuar që tani. Shumë prej operacioneve të merkatos do të tentohen të mbyllen në formë shkëmbimi, siç janë duke u negociuar në këto momente me Barcelonën. Skuadra e parë e Juves vendosi për një shtyrje të pagesës prej katër muajsh në muajin mars, diçka që do t’i kursejë klubit deri në 90 milionë euro deri në fund të muajit gusht.

Por rrogat do t’u paguhen lojtarëve me një shtrirje kohore, sepse një masë e tillëështë marrë vetëm për të siguruar stabilitet financiar për të ardhmen e klubit, sidomos për objektivat e merkatos. Në krye të listës së dëshirave të Sarrit mbetet rikthimi i Paul Pogba. Mesfushori francez që joshet edhe nga Reali i Madridit, është bërë një sfidë akoma më e vështirëfinanciare sesa ishte përpara pandemisë, jo vetëm për kampionët e Italisë, por edhe për gjigantët spanjollë.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Lajmet e Fundit