2 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Ka filluar gjykimi i drejtorit të Arsimit në Rahovec

Behar RamaNjë vjetori i punës, Drejtorin e Arsimit në Rahovec, Behar Rama, e ka gjetur në bakën e të akuzuarit. Sot ai në cilësinë e të akuzuarit është gjendur në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me ç’rast edhe është mbajtur shqyrtimi fillestar kundër tij.

Prokurori i lëndës, Agron Matjani, gjatë leximit të aktakuzës ka thënë se Behar Rama duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka larguar profesorë nga puna, dhe ka marrë në punë familjarë dhe anëtarë të partisë së tij.

“Ka pranuar kandidatët-profesorët të cilët ishin edhe familjarë dhe të së njëjtës parti (PDK) të të pandehurit, ashtu që në vend të Afrim Oruqit pranohet në punë vajza e vëllait Edvina Rama, në vend të Vjosa Silkës – mbesa e tij – vajzën e motrës Shqiperjana Oruqi edhe vajza e vëllait të drejtorit Fidaije Rama”, ka thënë ndër tjerash Matjani gjatë leximit të aktakuzës.

Sipas aktakuzës, me këto veprime Rama ka kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar dhe konflikt interesi. Në anën tjetër i akuzuari ka deklaruar se e ka kuptuar në tërësi aktakuzën dhe se nuk ndihet fajtor për këto dy vepra penale, duke shtuar se të gjitha punët e tij I ka kryer në përputhje me procedurat dhe normat ligjore.

Në seancë kanë marrë pjesë edhe profesorët e larguar nga puna, si dhe perfaqësues të organizatave që bëjnë monitorimin e punës në Gjykata, si perfaqësues të zyres së OSBE, BIRN etj.

Gjykata me aktvendim shqyrtimin e dytë të këtij rasti e ka caktuar në Shkurt të vitit 2015./RahovecPress/

Më Shumë

Iu hoqën afër 2 mijë vota pas rinumërimit, reagon kandidatja e PDK-së: Krim, e pafalshme – u bë pa dijeninë time

Kandidatja e PDK-së për deputete, Luljeta Veselaj Gutaj tha se i është cenuar integriteti dhe kërkoi që “të papërgjegjshmit të vihen para drejtësisë”, pasi...

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Lajmet e Fundit