4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Ka përfunduar numërimi i të gjithë votave me kusht, ky është rezultati

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, pas numërimit të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 6 mijë 783 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 330 vota.

Në vendin e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 892 vota, ndërsa AAK-PSD kanë mbledhur 3 mijë e 190 vota, e në fund koalicioni Nisma-AKR-PD kanë mbledhur 1401 vota.

Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.

Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.

Pra, janë numëruar në total 26 mijë e 819.

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Lajmet e Fundit