11.2 C
Prizren
E diel, 27 Prill, 2025

Kalon në qeveri projektligji për sigurimet shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Me anë të këtij projektligji rregullohet edhe çështja e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Kjo nismë ligjore është paraprirë nga një proces i detajuar planifikimi, analizimi por edhe diskutimi. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës dhe për herë të parë përcakton rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët”.

“Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve, të cilat do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt”, tha Vitia gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ai mes tjerash vlerësoi se ky është një moment vendimtar për vendin, për marrëdhënien qytetar-shtet dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri, si dhe që

“Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethënëse të qeverisjes sonë dhe me të po japim në të tashmen mbështetjen më të madhe për shëndetësinë dhe për të ardhmen qëndrueshmërinë e shpenzimeve për çështjen e shëndetit”, përfundoi ministri Vitia.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

Më Shumë

Ballkani “blindon” pozitën e dytë në tabelë, mund Malishevën

Ballkani ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 3:2 në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës. Me këtë fitore, Suharekasit numërojnë 57 pikë në pozitën...

Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga

Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon. Operacioni ka rezultuar me arrestimin...

Lajmet e Fundit