Kapen afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit

Janë kapur afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit.

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës atje kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra.

Bëhet e ditur se vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro.

Tutje, Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit