Katër fshatra në Suharekë bëhen me laboratorë për analiza mjeksore

Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatin Duhël, Studençan, Bukosh dhe Mushtisht të komunës së Suharekës sot janë pajisur me laboratorë për analizat mjekësore.

Siç thuhet në komunikatën e komunës së Suharekës, pajisja e Qendrave të Mjekësisë Familjare me laboratorë do t’ua lehtësojë banorëve të këtyre fshatrave kryerjen e analizave laboratorike.

“Katër Qendra të Mjekësisë Familjare në Suharekë, sot janë pajisur me laboratorë për analiza mjekësore. Në fshatin Duhël, Bukosh, Studençan dhe Mushtisht nga sot do të ketë shërbime më të mira për pacientët. Në Duhël gjatë funksionalizimit të laboratorit ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili nga stafi punues ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj pacientëve dhe respektim të orarit të plotë të punës”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit