10.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

KDI: Qarkoret buxhetore nuk respektohen nga kuvendet e komunave

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin tre mujor të monitorimit të punës së kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit për muajin qershor-gusht 2013. Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) parasheh që në kuadër të qarkores buxhetore 2014-01 thuhet që të organizojë gjithashtu takime publike për të diskutuar prioritetet dhe strategjitë para aprovimit të këtij dokumenti. KAB komunale e aprovuar duhet të publikohet për qasje publike me një kopje të dorëzuar në MEF- departamentin e buxhetit komunal jo më vonë se me 30 qershor 2013. Mungesa dhe vonesa e diskutimit dhe aprovimit të KAB-ve komunale nga ana e komunave dhe mungesa e organizimit të dëgjimeve buxhetore reflekton në kompetencë të vetme të kuvendit në miratim të buxhetit por jo edhe në pjesëmarrjen në hartimin e tij.

Naim Cahani tha se KDI konsideron që Kuvendet e Komunave si organe më të larta vetëqeverisëse duhet të jenë edhe pjesë e hartimit të buxhetit dhe jo vetëm të miratimit të kësaj politike publike.

Ai foli edhe për të gjeturat tjera e me theks të veçante në çështjen e përbërjes së Këshillit për Trashëgimi Kulturore ku sipas tij në përbërjen e këtij Këshilli nga ana e shoqërisë civile është personi i cili përmban pozitë të shërbyesit civil dhe pozitë në subjekt politik që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. “KDI kërkon nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit që të kërkojë dorëheqjen e personit që mban pozitën e anëtarit dhe të procedoje me shpalljen publike për plotësim të numrit të anëtarëve nga shoqëria civile konformë neni 14 të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit”, tha Cahani.

Në seancën e datës 11 korrik Kuvendi i Komunës së Prizrenit si pikë të rendit të ditës ka pas edhe çështjen e Prevallës pikë kjo e kërkuar nga ana e anëtarëve që të jetë pjesë e punimeve të seancave. Në kuadër të diskutimeve të shumta me 32 vota Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka marrë vendim që ekzekutivi i komunës gjegjësish drejtorit e caktuara të hartojnë një raport detal prej viti 2006 e deri tek vendimi i fundit i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në fshatin turistik Prevalla, dhe i njëjti raport të diskutohet deri në fund të muajit gusht.

KDI rekomandon kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit që çështja e vendimit të kuvendit mbi raportin përmbledhës për fshatin turistik të Prevallës duhet domosdo të jetë pjesë e rendit të ditës të paktën në seancën e muajit shtator.

“Duke u bazuar në nenin 9 pika 1.8 të Udhëzimit administrative 03/2013 të MAPL-së për Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi i cili thotë që “Kryetari i Komunës duhet të informojë Kuvendin Komunal dy herë brenda viti për aktivitetet e këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)”. Këtë obligim ligjor, i dalë nga ky Udhëzim Administrative nuk e kanë kryer shumica e kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit (përjashtim Kuvendi i Suharekës) andaj KDI i rekomandon kryetarëve të Komunave të Regjionit të Prizrenit që të informojnë dhe raportojnë për aktivitete e KKSB-se tek Kuvendet e Komunave – tha Arben Hoxha , përfaqësues i KDI-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Lajmet e Fundit