Këngëtarit i vdes djali, u mbyt në pishinë pak ditë pasi i bëri 3 vjet

Ylli nigerian i muzikës, Davido dhe partnerja e tij, Chioma Rowland kanë humbur djalin e tyre, Ifeanyi.

Sipas mediave të huaja, tre vjeçari u mbyt në një pishinë në rezidencën e tyre në një ishull pranë Lagos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, pak ditë pas ditëlindjes së tij të tretë.

Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte. Davido, emri i vërtetë David Adeleke, ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare, por thuhet se ai nuk ka qenë në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Miq dhe kolegë të muzikantit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit