5.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Këngëtarja shqiptare del në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

Në disa media po raportohet se këngëtarja e njohur, Zajmina Vasjari është njëra nga protagonistet e përgjimeve të SPAK.

Për të kaluar doganën me fëmijë të mitur duhet të kesh një dokument nga prindi tjetër, por me ndihmë të policëve të korruptuar, kjo u bë krejt e thjeshtë për këngëtaren, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa dokumentin e posaçëm.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se më datë 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “Whatsapp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë L. S me sms: “…..është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë, po s’ka prokurë, Zajmina Vasjari”.

L. S Polic: Kur do kthehet?

Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim…

L.S : Ok, çfarë makine ka ose jepi nr. tim të flas me të…

Tani: ‘R*** R****’ ‘A******’…

L. S: Ok.

Menjëherë më pas, ora 11:00, L. S ia kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të Policisë E. A me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

L. S: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari……….

E.: Jepi nr. tim

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zajmina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i Policisë E. A, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit, L. S. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Të premten e kaluar, policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë kanë vazhduar operacionin “Pika” për arrestimin e policëve për marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të IKP-së dhe SPAK-ut, u arrestua një numër i madh policëve në kufirin Morinë-Vërmicë.

Më Shumë

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Apeli liron 9 të dyshuarit e fundit për manipulim votash në Prizren

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga paraburgimi të nëntë personave të dyshuar në rastin e njohur si “Manipulimi me zgjedhje” në Prizren, duke...

Lajmet e Fundit