0.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Kërkohet dorëheqja e Haxhi Avdylit

Kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, po i kërkohet dorëheqja. Kërkesa për dorëheqje, ka ardhur pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit dhe nëntorit.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Afërdita Morina-Biffar, thotë se kjo degë duhet të mblidhet dhe të analizojë humbjen.

“Kryetari dhe Kryesia, do te duhej të kishim aq dinjitet dhe të dorëhiqemi, pa na kërkuar të tjerët”, thotë Morina-Biffar, shkruan PrizrenPress.

“Kërkoj publikisht që në vend se të vrapojmë pas të tjerëve, duhet të thirrim mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Degës, anëtare e së cilës jam dhe unë, Shtabin Zgjedhor dhe kryetarët e nëndegëve për të analizuar rezultatin zgjedhor”.

“Vetëm duke u marrë me veten, duke qene vet kritik, duke bere përpjekje që gabimet t’i përmirësojmë, mund të shpresojmë ne rikthim e ringritje edhe ne Prizren”.

Morina-Biffar thotë se LDK-ja në Prizren, humbi zgjedhjet për shkak mungesës së opozitarizmit të dobët që ka treguar kundër pushtetit.

“Nuk na ka dëmtuar të qenurit në opozitë – na ka dëmtuar jo-opozitarizmi jonë i mirëfilltë kundrejt pushtetit të keq e skandaloz në Prizren, dhe ky gabim duhet te adresohet !”.

Ajo, ka komentuar edhe lidhjen e ndonjë koalicioni me partitë që kanë mbetur në balotazh.

“Si mund të lidhim koalicion, ne humbësit?”

“Ne që dolëm si të tretë në gare, nuk do të duhej ta kishim hallin e matematikave të të tjerëve, sepse për neve gara ka mbaruar”.
Dorëheqjen e kryetarit Haxhi Avdyli dhe të Kryesisë, e kërkon edhe Nëndega “28 Nëntori” .

Sekretari i kësaj nëndege, Nderimi Gashi, dorëheqja duhet kultivuar si vlerë e re në politikën kosovare.

“Për Prizrenin, u zyrtariu rezultati i partive politike, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, po dua të besoj që Kryetari i LDK-së në Prizren, të gjej vullnet, dhe të ketë dinjitet të mjaftueshëm për të ofruar dorëheqje!”, thotë Gashi.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, në zgjedhjet e 22 tetorit nuk ka arrit të futet as në balotazh. Rezultate të mirë nuk ka pas as subjekti i tij-LDK.

Ky subjekt politik, në legjislacionin e ardhshëm, do të ketë më pak përfaqësues në Kuvendin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

Promotori Eddie Hearn ka zbuluar se kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk dhe...

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Lajmet e Fundit