11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kërkohet plotësimi i ekspertizës në rastin e gjykimit të inkasantit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ka obliguar ekspertët financiarë Agim Kastrati, Isak Krasniqi dhe Granit Fetahu, që të bëjnë plotësimin e ekspertizës së 24 shtatorit 2018, në rastin ku Hafir Gallopeni, po akuzohet për përvetësim në detyrë.

I akuzuari Gallopeni, dyshohet se duke punuar si inkasant në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka përvetësuar para, në shumë prej rreth 20 mijë euro.

Ndryshe, në seancën e 12 tetorit, sipas mendimit të ekspertëve, Kastrati, Krasniqi dhe Fetahu, të shprehur në super-ekspertizë, dëmin që sipas tyre, i akuzuari Gallopeni, ia kishte shkaktuar kësaj kompanie, ka rezultuar 20 mijë e 236,56 euro.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Asman Hoxha, në këtë seancë kishte pasur kundërshtime lidhur me hartimin e kësaj ekspertize.

“Ne konsiderojmë se kjo ekspertizë nuk është hartuar në përputhje me ligjin duke mos i shfrytëzuar provat origjinale të nevojshme dhe të domosdoshme për të arritur tek konstatimi përfundimtar, ashtu siç është cek në ekspertizë dhe se nuk është e pranueshme ekspertiza sipas mostrave”, ka thënë ai.

Krahas këtij konstatimi, edhe në seancën e së premtes, avokati Hoxha, kishte thënë se nuk e kundërshton zgjerimin e ekspertizës.

“Nuk e kundërshtojmë që ekspertiza të zgjerohet dhe se veç kundërshtimeve tona lidhur me metodat nga ekspertiza e parë, kërkojmë nga ekspertët që të gjetura me rastin e analizimit të të gjitha dëftesë -pagesave të krahasohen dhe verifikohen në kartelat e konsumatorit, me qëllim që të verifikojmë se a përputhen me fletë pagesat e hartuara nga organi kompetent”, ka deklaruar avokati Hoxha.

Një propozim i tillë, për plotësimin e ekspertizës në fjalë, nuk është kundërshtuar as nga prokurorja Ervehe Gashi, edhe pse sipas saj, metoda që është përdorur në këtë ekspertizë, është e pranuar si në kontabilitetet në Evropë, ashtu edhe në Kosovë.

Me kërkesën e ekspertit Kastrati, se për këtë plotësim iu nevojitet një afat rreth 30 ditësh, gjykatësja Ajser Skënderi, seancën e radhës e ka caktuar më 8 shkurt 2019, në orën 10:00.

Më 3 mars të vitit 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve  Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Ata akuzohen se në cilësi të inkasantëve në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, nuk e kanë dorëzuar të gjithë shumën e inkasuar nga konsumatorët, duke i shkaktuar kompanisë në fjalë dëm në vlerë rreth 26 mijë euro.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procedura vazhdon.

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit