-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Kërkohet zbardhja e vrasjes së “Drinit”

Të martën, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së Ekrem Rexhës- komandant Drini, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit. Për të nderuar jetën e Ekrem Rexhës- komandant Drini, në varrezat ku prehen të qetë të rënët për Lirinë e Kosovës, përveç familjarëve të tij ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë të shumtë, qytetarë , zyrtarë të institucionëve të ndryshme dhe, deputetët, Zafir Berisha, Arbër Rexhaj e Drita Millaku, si dhe një delegacion i LVV-së, që kryesohej nga lideri i saj, Albin Kurti.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, tha se veprat e komandant Drinit gjatë luftës së UÇK-së dhe angazhimet e tij në Kosovën e pasluftës, janë shembull i një figure të lartë që ka buruar nga populli ynë u shumë përvuajtur, dhe apeloi tek organet kompente që të zbardhin rastin e vrasjes së tij, dhe kriminelët të vihen para drejtësisë.

Zbulimin e vrasësve të bashkëluftëtarit të vetë dhe mes lotëve, në emër të degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e kërkoi edhe sekretari i kësaj organizate, Isa Berisha, i cili tha se veprimtaria jetësore dhe në shërbim të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës, Ekrem Rexhën e bëjnë një ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare jo vetëm në zonën e Prizrenit.

Pas homazheve, shumica e pjesëmarrësve në këtë ngjarje përkujtimore, kanë bërë edhe një vizitë në familjen e Ekrem Rexhës. Ndryshe, komandant Drini, është vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit janë liruar./tvprizreni.com/

/

Më Shumë

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Shorter shkëlqen në debutimin e tij te Bashkimi

Shannon Shorter debutoi mbrëmë me ekipin e Bashkimit dhe la një shenjë të fortë në parket. Në paraqitjen e tij të parë, Shorter arriti...

Lajmet e Fundit