11.9 C
Prizren
E diel, 4 Janar, 2026

Kerry, Qeverisë së Kosovës: Merruni seriozisht me korrupsionin

kerry5Konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e ka pritur mirë edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka thënë se pret të punojnë për së afërmi me institucionet e Kosovës në përballjen me sfidat e shumta të Kosovës, përfshirë dialogun me Serbinë dhe themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me akuzat e hetuara nga Task Forca Speciale Hetimore.
Ai ka thënë se kjo qeveri e koalicionit dhe procesi që çoi në formimin e saj tregojnë qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e institucioneve politike dhe demokratike të Kosovës.

Ja deklarata e plotë e Sekretarit Kerry lidhur me Formimin e Qeverisë në Kosovë

Ne e përgëzojmë Kosovën për konstituimin e Kuvendit të saj dhe formimin e qeverisë së saj –tranzicionin e parë demokratik të pushtetit politik të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të drejta në gjithë territorin e Kosovës. Kjo qeveri e koalicionit dhe procesi që çoi në formimin e saj tregojnë qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e institucioneve politike dhe demokratike të Kosovës.

Ne e përgëzojmë Presidenten Jahjaga për lidershipin e saj të palëkundur për të siguruar që ky tranzicion të jetë në pajtueshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Ne poashtu përgëzojmë Kryeministrin Isa Mustafa dhe presim që të punojmë afërsisht me të dhe me kabinetin e tij të ri gjersa ata përballen me sfidat e shumta të Kosovës dhe rajonit.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin përpjekjet e Kosovës në tejkalimin e këtyre sfidave, përfshirë Dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, dhe në përkushtimin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për t’u marrë me akuzat e hetuara nga Task Forca Speciale Hetimore. Ne presim nga qeveria që të punojë në mënyrë gjithëpërfshirësë për të përkrahur të gjitha komunitetet e Kosovës, dhe që të merret seriozisht me çështjen e korrupsionit.

Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Kosovën lidhur me agjendën e përbashkët që e çon përpara zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe integrimet Euro-Atlantike.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së me nderime dhe mirënjohje

Në Prizren u shënua sot Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ngjarje e rëndësishme për të nderuar sakrificën dhe kontributin e...

Sot ditëlindja e Anton Çettës

Sot është ditëlindja e Anton Çettës. Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe...

Lajmet e Fundit