Këshilli Grevist sot në takim me kryeministrin Kurti

Një kërkesë e Këshillit Grevist të BSPK-së, për takim e dialog me kryeministrin Albin Kurti, për herë të dytë, sot do të realizohet.

 

Është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës për RTKlive se një takim i tillë do të mbahet sot (e martë) në porët e para të mëngjesit.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, tha për RTKlive, se takimi në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për grevën me kryeministrit Kurti dhe Këshillit Grevist, do të mbahet të martën në mëngjes, por ai nuk specifikoi orën e saktë.

Kryeministri Kurti, të shtunën e kaluar, priti në një takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat.

Kjo bëri që mësimi në shkolla të mos fillojë as me 12 shtator, edhe pse do të duhej të niste  me 1 shtator.

Greva ka nisur me 25 gusht, kur BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Kryeministri deklaroi ditë më parë se në javën e dytë  të shtatorit, ky projektligj do të hidhet në diskutim publik, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Lajmet e Fundit