8.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Kilaj premton zhbllokim për zgjedhjen e kryesuesit

IsniKilaj-malishevaPartia Demokratike e Kosovës në Malishevë, ka vendosur që të zhbllokojë zgjedhjen e kryesuesit të Legjislativit të kësaj Komune. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Degës,Isni Kilaj.

“Qëllimi i vetëm i pjesëmarrjes sonë në seancë ku parashihet zgjedhja e kryesuesit është tejkalimi i ngërçit politik e institucional dhe mosshkuarja e komunës në zgjedhje të reja”, ka thënë Kilaj, transmeton KD.

Komuna e Malishevës as për të tretën herë nuk ka mundur të zgjedh kryesuesin për shkak bojkotimit të punimeve të opozitës. Seanca e katër për zgjedhjen e kryesuesit është caktuar të mbahet të mërkurën e kësaj jave.

Isni Kilaj ka thënë se PDK-ja nuk ka vendosur ende se a do të ketë kandidatin e vetë për kryesus të Kuvendit Komunal. “Për këtë do të marrim vendim si subjekt,por ende nuk e kemi marrë një vendim të tillë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të...

42 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit