25.9 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Koburja e Hodo Pashë Sokolit dhurohet në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Linda Sokoli: Ndër të paktat sende që shpëtuan nga shtëpia

Në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është pasuruar fondi historik me një objekt të çmuar, koburja origjinale e Hodo Pashë Sokolit, komandantit të forcave të Lidhjes për mbrojtjen e Shkodrës, Hotit dhe Grudës.

Dhurimi u bë nga Linda Sokoli, pasardhëse e heroit dhe vajza e muzikologut të njohur Ramadan Sokoli, nip i Hodo Pashë Sokolit gjatë një aktiviteti të mbajtur në Prizren me rastin e 82-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që i zhvilloi punimet me 16-20 shtator 1943.


“Ishte nga të paktat sende që shpëtuan nga shtëpia jonë, e cila është bastisur disa herë gjatë kohës së komunizmit dhe më pas u dogj deri në shkatërrim të plotë, ndonëse ishte monument kulture i kategorisë së parë. Shpata dhe unaza e Hodo Pashë Sokolit iu dhuruan Stalinit nga Enver Hoxha, ndërsa koburja ka mbijetuar falë sakrificave dhe ruajtjes së vazhdueshme të familjes sonë. Me kënaqësi ia dhuroj muzeut që të qëndrojë aty si dëshmi e kohës”, tha Linda Sokoli.

Koburja, e punuar në argjend dhe e ruajtur pavarësisht dëmtimeve të pjesshme, konsiderohet tashmë një nga objektet më të veçanta të muzeut. Historiani Parim Kosova, përgjegjës i Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, theksoi rëndësinë e këtij dhurimi.

Ky është objekti i parë i zjarrit që na vjen nga një personalitet i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Deri tani kemi pasur vetëm shpaten solemne të Ymer Prizrenit. Koburja e Hodo Pashë Sokolit do të zërë vend në një prej vitrinave qendrore të muzeut.”, tha historiani.

Ndër të tjera, Kosova përmendi disa objekte të tjera me vlerë që ruhen në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mes tyre, veçohet shpata solemne origjinale e Ymer Prizrenit, një armë e punuar me mjeshtëri dhe e ngarkuar me simbolikë historike. Ajo i përkiste një prej udhëheqësve kryesorë të Lidhjes dhe kryetarit të qeverisë së përkohshme të katër vilajeteve e cila u formua në periudhën e fundit të saj.

Hodo Pashë Sokoli (1841–1883) mbetet një nga figurat më emblematike të Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1880, në shenjë proteste ndaj vendimit të Portës së Lartë për t’ia dorëzuar Malit të Zi Hotin dhe Grudën, ai u zhvesh demonstrativisht nga uniforma e kolonelit të xhandarmërisë turke dhe udhëhoqi luftimet për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Pas rënies së Ulqinit, u arrestua dhe u internua në Anadoll, ku ndërroi jetë pa u kthyer më në atdhe.Dhurimi i kobures pas gati një shekulli ruajtjeje familjare i rikthen publikut një pjesë të çmuar të historisë dhe trashëgimisë kombëtare, duke e bërë Muzeun e Lidhjes së Prizrenit edhe më të pasur në kujtesën e tij. /ReportTv.al

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025. Xheladini ka thënë se për...

Totaj nga Gjonaj i Hasit: Punët tona po flasin, në mandatin e ri dyfishojmë investimet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u prit sonte me entuziazëm nga banorët e Gjonajt të Hasit, në një mbledhje elektorale ku u shpalos vizioni...

Lajmet e Fundit