1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Kolegët “i hakmerren” prokurores Maria Bamieh

Marie Bamieh-prokuroreDy muaj më parë, prokurorja Maria Bamieh kishte kërkuar udhëzime nga gjyqtarja Anna Adamska Galant se a t’ua jepte mbrojtjes dhe të pandehurve disa CD të mbushura me përgjime telefonike apo jo. Kishte frikë se po t’ua jepte ashtu do të dilnin në publik, siç kishte ndodhur me përgjimet në rastin e MTPT-së.

“Pas rastit të MTPT-së, që informacione sensitive u janë dhënë medieve, neve na është thënë me qenë shumë të kujdesshëm”, kishte thënë ajo.

“Do t’u referohem bisedave relevante dhe t’ua lë avokatëve që të vijnë t’i dëgjojnë ato CD në zyrën time. Por, që t’ua jap ato dhe të hapen, kjo është brengë për EULEX-in”, kishte thënë Bamieh.

Këtë propozim ajo e kishte bërë më 25 shtator të këtij viti në seancën gjyqësore kundër policëve Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, ish-policëve Arbresh Dalipi, Mehmet Mehmeti, si dhe Afet Dalloshi, të akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”.

Dy muaj më vonë, prokurorja Maria Bamieh nuk është më në këtë rast.

EULEX-i të martën ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të “Kohës Ditore”.

“EULEX-i nuk mund të komentojë një rast që momentalisht është në gjykim”, ka thënë shkurt zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq-Solomon

Më Shumë

Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor. Rasti ka ndodhur...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit