10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kompleksi memorial i dëshmorëve të kombit në Rahovec shkatërrohet ende pa u hapur

Në gjendje të mjerueshme ka mbetur kompleksi memorial për dëshmorët e kombit në Gradish të Rahovecit.

Kompleksi, i cili kishte filluar të ndërtohej para 6 vjetësh, ende pa u hapur për vizitorë, është kthyer në këtë gjendje, raporton KTV.

Ndër të tjera, në këtë kompleks është paraparë që të rivarrosen të gjithë dëshmorët e komunës së Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se kanë nisur investimet në këtë memorial dhe se janë duke punuar për të përfunduar sa më parë.

Kompleksi memorial për dëshmorët e kombit ka filluar në vitin 2012, në kohën kur Smajl Latifi kishte filluar mandatin e parë qeverisës.

Më Shumë

Bërlloku ‘mbulon’ Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e pastrimit të mbeturinave në këtë komunë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha...

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit