14.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Komuna e Prizrenit do të shpenzojë 150 mijë euro për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit

Rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit, e ndërtuar para më shumë se 10 vitesh, do t’i kushtojë Komunës së Prizrenit 150 mijë euro të tjera.

Edhe pse e ndërtuar prej një dekade, kjo qendër kulturore asnjëherë nuk u funksionalizua, duke u dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.

Ndërtimi dhe shkatërrimi i Shtëpisë së Kulturës

Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë të Qytetit u ndërtua vite më parë, por objekti nuk u pajis me inventar dhe mbeti jashtë përdorimit. Për shkak të kësaj neglizhence, objekti u demolua nga individë të pandërgjegjshëm.

“Nuk është funksionalizuar për shkak të disa përgatitjeve teknike. Kemi pasur disa vonesa me karriget e amfiteatrit, dhe nga atëherë mbeti jashtë përdorimit, derisa filluan dëmtimet nga njerëz që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj shtëpie kulture,” deklaroi Rashit Bytyqi, përfaqësues i Hoçës së Qytetit.

Rinovimi pas më shumë se 10 vitesh

Pas më shumë se një dekade, Komuna e Prizrenit ka nisur procesin e rinovimit të Shtëpisë së Kulturës, një zhvillim që është mirëpritur nga banorët lokalë, të cilët shpresojnë në rikthimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike në këtë qendër.

“Njerëzit e pandërgjegjshëm e kanë dëmtuar, por tani besoj që do të jetë shumë më mirë. Edhe ne fshatarët do të kujdesemi më tepër për të. Kjo shtëpi e kulturës na ka munguar prej kohësh, çdo koncert apo manifestim e kemi mbajtur në shkollë,” theksoi banori Selajdin Shala.

Rashit Bytyqi përmendi rëndësinë e shoqërisë kulturore artistike “Muharrem Bekteshi,” që funksionon që nga viti 1945.

“Folklori ynë është burimor dhe shpresojmë ta aktivizojmë përsëri këtë shoqëri kulturore. Madje edhe shkolla do të mund ta përdorë qendrën për disa nevoja të veta.”

Fondet dhe përfundimi i projektit

Qendra Kulturore në Hoçë të Qytetit pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025. Drejtoria e Kulturës në Prizren ka ndarë 150 mijë euro për përfundimin e projektit.

“Janë angazhuar ekspertë për të vlerësuar kostot e funksionalizimit të qendrës kulturore. Në bazë të përllogaritjeve, është hapur tenderi dhe një kompani ka konkurruar me çmimin e ofruar. Drejtoria ka ndarë rreth 150 mijë euro për përmbylljen e investimit të përgjithshëm,” tha Adem Morina, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren.

Historia e investimit të papërfunduar

Ndërtimi fillestar i Shtëpisë së Kulturës i kishte kushtuar buxhetit të Komunës së Prizrenit mbi 400 mijë euro. Megjithatë, që nga ndërtimi i saj, ky objekt nuk është hapur kurrë për shfrytëzim nga qytetarët./RTK /

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Fury, Usykut: Bëra një gabim në duelin e parë, në revansh do të ndjesh gjithë zemërimin tim

Tyson Fury postoi së fundi një mesazh në Instagram, duke i thënë kampionit të unifikuar të peshave të rënda, ukrainasit Oleksandr Usyk, se ai...

Vetëvendosje thirr konferencë për media në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një konferencë për media në ora 12:00. Konferenca do të mbahet në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Prizren,...

Lajmet e Fundit