3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin për shërbimet juridike të përfaqësimit të saj në organet e gjyqësorit

Komuna e Prizrenit sërish ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve juridike lidhur me përfaqësimin e saj në organet e gjyqësorit.

Në njoftimin për kontratë thuhet se në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit “do të nënshkruhet kontrata kornizë 12 mujore për shërbimet juridike, të cilat kanë të bëjnë me përfaqësimin e Komunës së Prizrenit në organet gjyqësore”, raporton Telegrafi.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë kornizë një vjeçare është 50 mijë euro, teksa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar data 14 tetor 2024.

Një aktivitet i ngjashëm i prokurimit për shërbime juridike ishte iniciuar nga Komuna e Prizrenit edhe në maj të këtij viti. Por në fund të muajit qershor e kishte anuluar atë, teksa edhe kërkesën e operatorit ekonomik Zyra e Avokatisë Blerim Mazreku për rishqyrtim e kishte refuzuar.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Në fillim të korrikut i njëjti operator ekonomik kishte paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky organ në fund të muajit gusht ka marrë vendim që të refuzohet si e pabazuar ankesa e këtij operatori ekonomik, duke lënë në fuqi edhe njoftimin e Komunës së Prizrenit për anulimin e procedurës së prokurimit, raporton Telegrafi.

Paneli Shqyrtues i OShP-së ka gjetur se ankesa e operatorit ekonomik duhet të refuzohet si e pabazuar dhe rrjedhimisht ka vendosur të mbetet në fuqi njoftimi i Komunës së Prizrenit lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Ofrimi i shërbimeve ligjore për nevojat e Komunës së Prizrenit”.

Kontraktimi i shërbimeve ligjore lidhur me përfaqësimin në organet gjyqësore është një praktikë që zbatohet prej vitesh nga ana e Komunës së Prizrenit, me arsyetimin se ka burime të kufizuara njerëzore në raport me numrin e madh të lëndëve që duhen përfaqësuar në gjykata. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Sot vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se në mëngjes...

Lajmet e Fundit