Komuna e Prizrenit subvencionon fermerët me 329 krerë mëshqerra gravide

Komuna e Prizrenit subvencionon fermerët me 329 krerë mëshqerra gravide

Kryetari i Komunws, Mythaer Haskuka tha se “një nga prioritetet e komunës sonë, është zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e kapaciteteve prodhuese të fermerëve, ndaj gjatë qeverisjes me komunën, jam angazhuar fuqishëm për rritjen e vazhdueshme të buxhetit dhe subvencioneve për Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nga kjo rritje ka përfituar edhe projekti i përvitshëm “Furnizim me Mëshqerra Gravide”.”

“Sot kemi ndarë 60 krerë lope qumështore për fermerët e komunës sonë. Në katër vitet e fundit kemi shpërndarë 329 mëshqerra gravide apo lopë qumështore”.

“Ky projekt ka një rëndësi të madhe, meqë mundëson rritjen e kapaciteteve të prodhimit të qumështit, rritjen e fondit blegtoral, përmirësimin racor të lopëve, si dhe rritjen e punësimit në këtë fushë. Po ashtu me këtë projekt po i mbështesim fermerët të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

“Mbështetja për fermerët do të vazhdojë edhe me projekte të tjera!”, tha Haskuka.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit