5.2 C
Prizren
E premte, 3 Janar, 2025

Komuna e Prizrenit vendos ndriçim dekorativ në shtratin e Lumëbardhit

Ditët e fundit, Komuna e Prizrenit vendosi që rrjedhën e Lumëbardhit, përgjatë dy anëve të tij, ta dekorojë me ndriçim. Pavarësisht asaj se si duket, pas këtij projekti që Drejtoria e Shërbimeve publike thotë se ishte një test, kanë pasuar reagimet për ndërhyrje në zonën e mbrojtur.

Ndriçimi përgjatë dy anëve të Lumëbardhit nga drejtoria e shërbimeve publike në qytetin e Prizrenit ka ngjallur reagimin e disa prej organizatave të mbrojtje së trashëgimisë kulturore.

“Drejtoria e shërbimeve publike që e ka bërë këtë intervenim, nuk ka marrë pëlqim nga këshilli i trashëgimisë kulturore, po ashtu as nga Qendra rajonale. Intervenimi që është bërë në brigjet e Lumëbardhit , është pa leje, pa konsultim me organet kompetente për trashëgimi kulturore. Nuk mund ta mohojmë faktin që duket bukur, por diçka që bëhet jashtëligjshëm, automatikisht e humb atë bukurinë e vet”, tha për RTK, Edin Gështenja nga Këshilli i Pavarur për Trashëgimi Kulturore.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Reagime për këtë projekt erdhën edhe nga OJQ “Ec Ma Ndryshe “.

“Në përgjigjet e pranuara e kemi vërejt se ky ndriçim, është vendosur pa leje të institucioneve të trashëgimisë kulturore edhe pse drejtoria e shërbimeve publike e ka potencuar se, është një test projekt , por, nuk ka marrë asnjë pëlqim për vendosjen. Pra nuk është gjëja e parë që bëhet pa pëlqim të institucioneve përkatëse, andaj Eci e ka parë të rëndësishme që të reagojë”,të tha Eroll Shabani nga OJQ “Ec Ma Ndryshe”.

Por drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prizrenit thotë se vendosja e ndriçimit në muret e Lumëbardhit ishte një test projekt, që është bazuar në ligjin dhe rregulloren e Zonës Historike.

“Ne i kemi vendos, janë elemente të vogla, ato krejt nuk e marrin sipërfaqen një element diku 0.3 metër katrorë, kështu që, ne jemi konsultuar me ligjin në fuçi për zonën historike të Prizrenit. Normalisht e kam pas edhe një kontakt me zyrtarë të QRTK-së, ku ne kemi aplikuar edhe për një leje, që ne mendojmë t’i respektojmë si organ, pasi që Lumëbardhi është pjesë e trashëgimisë . Ne me projekte të tilla që janë pritur shumë mirë prej qytetarëve kemi me filluar t’i realizojmë ato projekte, normalisht, duke u bazuar në rregulla dhe ligje në fuqi “, tha Çelë Lama,  drejtor i shërbimeve publike në Prizren.

Sipas drejtorit Lamaj, QRTK i ka rekomanduar drejtorisë së shërbimeve publike të hartojë një projekt, ndërsa drejtoria përkatëse është duke e hartuar dhe shumë shpejt do ta dërgojë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, që ta marrë pëlqimin.

Më Shumë

Policia shqiptoi 712 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 712 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Prizren: 38-vjeçari në rrezik për jetën, dyshohet se tentoi ta vrasë veten duke rënë nga kati i dytë i shtëpisë

Një 38-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në fshatin...

Lajmet e Fundit