11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Komuna e Rahovecit do të shpërndajë 700 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Rahovecit do t’i shpërndajë 700 pako ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë.

“Drejtoria e Administratës së Rahovecit në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave dhe Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, pasi kanë bërë përzgjedhjen e familjeve do të fillojnë me shpërndarjen e pakove ushqimore për 700 familje në nevojë në komunën e Rahovecit. Kjo përkrahje vjen për t’iu dalë në ndihmë sado pak familjeve në asistencë sociale si dhe atyre që kanë mbetur pa të ardhura si pasojë e pandemisë globale Covid- 19”, është bërë e ditur në një komunikatë për media.

Tutje është theksuar se shpërndarja e këtyre pakove po bëhet sipas listave të familjeve që janë përzgjedhur nga kryetarët e fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Rahovecit.

“Ky aksion do të vazhdojë ditët në vazhdim dhe pakot do të shpërndahen shtëpi për shtëpi, pa pasur nevojë që qytetarët të vijnë në komunë. Përveç këtyre 700 familjeve falë donatorëve do të shpërndahen edhe 70 pako ushqimore edhe për familje tjera nevojtare”, është thënë më tej.

Më Shumë

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit