13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Komunat shqetësohen për të hyrat vetanake

Miratimi i Projektligjit për Financa Lokale, të cilin qeveria së fundmi e tërhoqi nga plani legjislativ, po vlerësohet shumë i nevojshëm. Një gjë të tillë po e kërkojnë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe shoqëria civile. Sipas tyre, miratimi i projektligjit në fjalë mundëson ndalimin e abuzimin dhe shfrytëzimin më të mirë të parasë publike për nevojat e komunave.

Miratimi i Projektligjit për Financa Lokale, të cilin Qeveria së fundmi e tërhoqi nga plani legjislativ, po vlerësohet shumë i nevojshëm. Një gjë të tillë po e kërkojnë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe shoqëria civile. Sipas tyre, miratimi i projektligjit në fjalë mundëson ndalimin e abuzimin dhe shfrytëzimin më të mirë të parasë publike për nevojat e komunave.

“Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Kjo normë e shkruar në paragrafin 6 të Nenit 9 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2023, mund t’u kushtojë komunave me humbje të miliona eurove. Rreth 38 milionë mund t’i humbë vetëm kryeqyteti, e për këtë ka shprehur shqetësimin kryetari Përparim Rama, i cili ka thënë se mjetet vetanake të Prishtinës i takojnë vetëm Prishtinës.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se propozimi i Qeverisë që u bë pjesë e ligjit, cenon autonominë lokale që garantohet me ligje specifike.

“Nëse niveli qendror mendon që padrejtësisht t’ua marrë komunave këto mjete financiare, duhet të ndryshohen edhe dy ligjet ku u garantohet komunave një autonomi  e plotë për sa i përket menaxhimit të financave nga të hyrat vetanake. Po shpresojmë që institucionet qendrore do t’i marrin parasysh kërkesat e kryetarëve të komunave, në mënyrë që paragrafi në fjalë të mos paraqitet gjatë leximit të dytë në parlament”, tha Ibrahimi.

Qeveria nuk duhet të llogarisë në të hyrat vetanake të komunave, pasi, sipas ligjit, këto janë të hyra ekskluzive të komunave, thotë Bekim Salihu nga Instituti “GAP”. Ai tutje tregon për Radio Kosovën për problemet që mund të kenë komunat në realizimin e projekteve kapitale.

“Një numër i komunave, gjatë vitit nisin projekte kapitale bazuar edhe në të hyrat vetanake. Marrja e këtyre të hyrave nga ana e Qeverisë, përveç se do të ndikojë keq në dinamikën e përmbushjes së projekteve kapitale nëpër komuna, rrezikon edhe mundësinë që komunat të paditen nga kompanitë private, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve sipas afateve”, tha ai.

Diell Haxhimusa, nga Iniciativa për Progres, organizatë që monitoron punën e disa komunave, po ashtu thotë se projektligji duhet ndryshuar.

“Kërkojmë që kjo pjesë të largohet prej projektligjit, për arsyes se seriozisht cenon dhe e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të komunës. Nëse i merren 38 milionë Prishtinës, atëherë e ka të pamundur t’i realizojë projektet e premtuar në zgjedhje, edhe në këtë rast do të kemi një dështim për vitin e ardhshëm fiskal”, tha ai.

Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, u miratua në lexim të parë në Kuvend, më 17 nëntor.Radio Kosova

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Lajmet e Fundit