23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Konflikt familjar: Motra ther me thikë kuzhine motrën në Prizren

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla, ku në shumicën prej tyre viktima janë gratë. Por ngjarje të tilla, që shpesh përfundojnë edhe me sulm, ndodhin edhe mes motrave e vëllezërve për motive të ndryshme.

Gazeta Sinjali mëson se dje, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit e ka njoftuar Policinë për një person që ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e therjes me thikë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçare e cila është therur me thikë kuzhinë nga motra e saj 26-vjeçare.

Në momentin që patrulla policore i është përgjigjur rastit është marrë deklarata e viktimës, për të kuptuar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në repartin e Kirurgjisë, për shkak të plagëve që ka pësuar në krah dhe afër mushkërive. Ndërkohë që Policia është vënë në lëvizje për ta kapur të dyshuarën, e cila sulmoi motrën me thikë.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor nga njësia policore, e cila ka dhënë versionin e saj se si ka eskaluar situata deri në përdorimin e thikës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në deklaratën e saj thuhet se motra e saj viktimë e kishte ofenduar atë fillimisht, çka e ka revoltuar të njëjtën dhe e ka detyruar ta sulmojë më pas.

Sinjali mëson se mjeti i mprehtë që është përdorur nga e dyshuara është sekuestruar, ndërkohë që 26-vjeçarja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit