18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Konjufca nderon Ukshin Hotin dhe të rënët për lirinë e Kosovës

Sot po bëhen 23 vjet kur forcat shtetërore serbe e zhduken patriotin dhe veprimtarin e shquar, intelektualin Ukshin Hoti.

Ky është një krim i madh, një krim i rëndë të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja, por mbarë kombi ynë, sepse Ukshin Hoti ishte një ndër veprimtarët më të shquar të kombit tonë.

Krijimtaria e tij është e gjatë, shumë e vlefshme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme, intelektuale, patriotike dhe kombëtare të cilën do ta studiojnë brezat edhe të tashëm edhe të ardhshëm për shkak të mendimeve politike që na ka lënë Ukshin Hoti.

Veprat e tij edhe sot e kësaj dite na ndriçojnë rrugën përpara zyrtarëve politikë, por edhe atyre që e studiojnë politikën, jo vetëm atyre që e ushtrojnë dhe e bëjnë politikën.

23 vjet pas zhdukjes së tij shteti i Serbisë nuk ka dhënë fare përgjegjësi, askush nuk është dënuar, askush nuk është gjykuar për zhdukjen e tij, ndonëse dihet me saktësi se cilat ishin autoritetet e burgut kur është zhdukur Hoti, kush ka qenë drejtori, kush kanë qenë gardianët. Gjithçka dihet. Kjo tregon se Serbia as që çan kokën për këto krime. Kjo tregon se ky shtet nuk po e ndërron drejtimin të cilin e ka pasur, më 1998 dhe 1999 gjithmonë kundër popullit shqiptar.

Ukshin Hoti gjithmonë do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar për arsye se veprimtaria e tij politike shtrihet për dekada me radhë.

Mos të harrojmë se ai ishte i gatshëm ta humbasë edhe postin e profesorit të UP-së për t’u dalë në ndihmë protestave studentore më 1981.

Pra, ka qene një personalitet i cili nuk ka kalkuluar në pozita dhe favore.

Ai gjithmonë ka qenë në anën e popullit të vet, dhe gjithmonë ka qenë me bashkëfshatarët e vet dhe me disa bashkëveprimtarë me të cilët jemi sot këtu.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar shtëpinë muze të veprimtarit Ukshin Hoti.

Ai tha se erdhëm në vendlindjen e tij në Krushë për homazhe dhe nderime.

“Lavdi Ukshin Hotit dhe të rënëve për lirinë e popullit tone”, tha Konjufca.

Konjufca me këtë rast ka vendosur edhe lule pranë bustit të Ukshin Hotit në Krushë.

Në vizitën që i ka bërë shtëpisë muze ka biseduar edhe me bashkëveprimtarë dhe të afërm të Ukshin Hotit.RTKLIVE/

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit