Konjufca e quan tragjedi të përmasave kombëtare vdekjen e Fetahut

GlaukKonjufcaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se vdekja e Ali Fetahut është një tragjedi e përmasave kombëtare.

Fetahu vdiq nga i ftohti në kufirin e Hungarisë derisa po tentonte të ikte ilegalisht në Gjermani ndërsa Konjufca ka thënë se ai po ikte nga dhuna e shtetit të Kosovës.

“Kësaj radhe njerëzit po ikin nga dhuna e shtetit i cili nuk e qanë kokën për njerëzit e vet. Dhuna e një shteti që nuk e ka hallin e Kosovës por që e mban vëmendjet te klikat e tyre dhe te pasuria”, ka thënë Konjufca, transmeton Koha.net.

“Mijëra qytetarë po rrezikojnë jetët e tyre. Janë në gjendje që të shesin pronat e tyre dhe ndonjëherë po I lënë familjarët vetëm e vetëm për të ikur prej vendit të tyre, prej atdheut të tyre, Kosovës në këtë rast”, ka shtuar ai.

“Kjo na kthen në vitet e ’90 kur Kosovën e karakterizonte një dyndje masive ku të rinjtë iknin drejt Evropës shkaku i dhunës dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë”, tha ai.

Ai ka thënë se Qeveria Mustafa nuk ka kurrfarë plani për të shpëtuar ekonominë e vendit ndërsa ka theksuar se Qeveria e koalicionit V-LAN ishte shpresë që njerëzit të mos iknin, për arsye se ishin vënë vijat e kuqe që të paktën pasuria e Kosovës të mos shitej.

Më Shumë

Sot nis edicioni i katërt i Rock & Blues Music Festival në Prizren

Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit